×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefi i asamblistëve të LVV-së flet pas arrestimit të asamblistit Mujeci

    Insajderi
    15 August 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.  Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

    Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçlën, tha për Gazetën Insajderi tha se nuk ka informacione përveç atyre që ka lexuar në media.

    Asnjë info me shume nuk e kam. Veç çka po lexojmë në media. Çështjet disiplinorë janë përgjegjësi e nivelit qendror te Lëvizjes. Tashme është iniciuar si rast dhe shpejt merret një vendim“, tha ai për Insajderin

    Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.

    Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

    Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark