×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shefi i OSBE’së mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin

    Insajderi
    13 March 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i OSBE’së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vendimit të Kurtit për Manastirin e Deçanit.

    Davenport  e ka mirëpritur vendimin duke thënë se zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit.

    “E mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë për të udhëzuar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me 24 hektarë tokë duke regjistruar pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit, siç kërkohet. Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit”, ka shkruar Davenport në platformën “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark