×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri

    Insajderi
    29 December 2022 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka mirëpritur masat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave.

    Ziadeh ka theksuar rëndësinë e rifillimit të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve.

    Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe të rifillojnë pa vonesë bisedimet për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ajo shpreh vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për të nxitur dialogun në ndjekje të sigurisë dhe stabilitetit, në respektim të plotë të mandatit të tyre.”, është bërë e ditur sot në komunikatën e UNMIK-ut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark