×
Show

Shega shkatërron qelizat e kancerit

Insajderi
11 March 2016 - 14:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një studim i profesorit të mjekësisë në Turqi, Ali Unal, gjenë se shega është një frut i cili përmban shumë antioksidues dhe e rekomandohet të konsumohet pasi ka një fuqi për të mbrojtur njerëzit nga infeksionet e kancerit dhe gripit.

“Konsumimi i shegës apo lëngut të saj të freskët forcon sistemin imunitar dhe në mënyrë afatgjate shkatërron qelizat e kancerit në trup”, ka thënë Unal.

“Në këtë mënyrë njerëzit mund mbrohen nga mundësia e kancerit dhe gripit. Në rastin e gripit, me ngrënien e shegës, shërimi mund të jetë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë sepse ajo mban sistemin tuaj imunitar të fortë. Prandaj, unë besoj se shega është një nga frutat më të rëndësishme në dimër”, shtojë më pas, njofton The Guardian.

Shega i përket familjes Punicaceae, e cila përmban vitaminat C,A dhe E.Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike.

Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark