×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sheholli e bën nervoz kryeministren e Serbisë Bërnabiq dhe Petkoviqin: Kur te pranoni shtetin e Kosovës bisedojmë për Asociacionin

    Insajderi
    11 July 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pretekst i reagimit dy ditor të kryeministres së Serbisë ndaj një deklarate për mediumin opozitar të Beogradit “Danas” të drejtorit të Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike Fatmir Shehollit i cili ka pohuar që regjimi serbë duhet të ndal deklaratat luftënxitëse dhe ka pohuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet vetëm atëherë kur Serbia ta njoh shtetin e Kosovës.

    Në këtë deklaratë të Shehollit, ka reaguar kryeministria e Serbisë Ana Bërnabiq në Twiterin e saj duke pohuar që është pikërisht Fatmir Sheholli që ka deklaruar dhe i është kërcënuar udhëheqësisë së Serbisë që deklarata luftënxitëse të saj me kujdes po përcillen nga faktor të fuqishëm ndërkombëtar.

    Bërnabiq pastaj ka shkruar që është Fatmir Sheholli që e udhëheq sipas saj “njëfarë” Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike që ka deklaruar se e kthyera në Gjakovë Dragica Gashiq duhet të ju kërkoi falje shqiptarëve. Lidhur me këtë në ndihmë kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq i doli dhe i drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq i cili pohoi që ” sa ma pak kupton Sheholli për ndihmën tonë që i ofrojmë Dragices, ajo është më e sigurt”!

    Lidhur me këto deklarata, për mediumin serbë “Danas” ka reaguar Fatmir Sheholli duke ju referuar kryeministres së Serbisë “është më mirë që para se të reagoni në deklarata të mija të mendoni tri herë. Shteti juaj tani e 18 muaj më ka vendosur në Listë të Zezë, a quhet kjo demokraci apo diktatur!?”, ka deklaruar Sheholli për mediumet serbe duke ju përgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark