×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheholli: Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri të japin përgjigje se ç’po ndodhë në Veri

    Insajderi
    18 December 2022 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Fatmir Sheholli ka analizuar pas protestave të mabjtura në Jarinjë, protestues këta që  janë mbledhur pas thirrjeve të grupeve djathtise të afërta me grupet paramilitare ruse, teksa gjatë disa orëve janë dëgjuar thirrje shoviniste, ku ka pasur edhe përleshje me policinë serbe dhe njëri nga protestuesit është arrestuar.

    Sheholli tha që këto ngjarje tregojnë që ka më pak ligjshmëri dhe sovranitet sesa që kishim në viteti e kaluara.

    “Dita e dhjetë e barrikadimit kunddrejtë shtetit të Republikës së Kosovës dhe në këtë atmosferë  të cilën tash e dhjetë ditë jemi duke e përcjellur edhe si institut flet se në Kosovë kemi shumë më pak ligjshmëri dhe sovranitet të vendit tonë sesa që kishim në vitet e kaluara”, tha Sheholli për kosovalive.net.

    Tutje ai theksoi se për të gjitha këto ngjarje të zhvilluara në këtë pjesë të vendit, duhen përgjigjur krerët e shtetit, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari për t’i siguruar qytetarët për sovranitetin dhe ligjshmërinë atje.

    “Ngjarjet e sotme gjithashtu të cilat i pamë në Jarinjë, flasin për një çështje që ka të bëjë me rëndësi të veçantë, që kjo Qeveri e Republikës tonë duhet urgjentisht të tregojë dhe të jap frytet e saja që të tregon deri në ç’masë është kjo e gatshme ta mbrojë sovranitetin e saj dhe integritetin e Republikës tonë. Të gjitha këto të cilat po ndodhin janë rrjedhimisht edhe çështje e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me atë që quhet çështje kushtetuese, e çështje kushtetuese është presidentja e Republikës së Kosovës, kryeministri, kryeparlamentari janë tri insitutcione të cilat duhet të na japin neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës përgjigjje se ku kemi arritur me këtë çështje, pse sot kemi më pak sovranitet në veri të Kosovës dhe pse kemi më pak shtrirje të ligjshmërisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit”, përfundoi analisti Sheholli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark