×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sheholli: Vuçiqi do t’i vjedhë votat, opozita e përgatitur fortë për ta rrëzuar nga pushteti

    Insajderi
    04 December 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i IAMN, Fatmir Sheholli ka treguar detaje rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 17 dhjetor në Serbi dhe përgatitjet që serbët e Kosovës po bëjnë.

    Sheholli në një intervistë për GazetaBlic thekson se, serbët e Kosovës i kanë mbajtur disa takime në Rashkë me përfaqësues të pushtetit në Serbi dhe aty është marrë një vendim që serbët në Kosoëv të organizohen me autobusë dhe të votojnë në tri vendvotime, siç kanë votuar edhe herën e fundi.

    “Kryeministri Kurti ka kërkuar marrëveshje ndërshtetërore për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kjo është kërkesë populiste sepse kjo punë është e paraparë edhe me Kushtetutë të Republikës së Kosovës”, tha Sheholli.

    “Pavarësisht kësaj, serbët e Kosovës i kanë mbajtur disa takime në Rashkë me përfaqësues të pushtetit në Serbi dhe aty është marrë një vendim që serbët në Kosoëv të organizohen me autobusë dhe të votojnë në tri vendvotime, siç kanë votuar edhe herën e fundit”, shtoi ai.

    Sheholli thotë se opozita është shumë mirë e organizuar për këto zgjedhje, teksa thekson se Vuçiq do të vjedhë votat.

    Pas këtyre zgjedhjeve, Sheholli paralajmëron revolucion për rrëzimin e Vuçiqit nga opozita.

    “Opozita kësaj radhe në Serbi është e organizuar shumë mirë, ata i kanë detektuar gjërat për vjedhje masovike të votave në Serbi.Nëse kështu bëhet atëherë ne do ta kemi një reprizë të vitit 2000, kur opozita në Serbi nuk do ta pranojë fitoren e Vuçiqit”, tha Sheholli.

    “Ka gjasa reale që Vuçiq do t’i vjedhë votat dhe pas zgjedhjeve do të jemi dëshmitar të një revolucioni të shoqërisë civile, opozitës në Serbi për rrëzimin e Vuçiqit”, tha ai për GazetaBlic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark