×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shenja paralajmëruese që mund të shfaqet rreth një javë para një goditjeje në tru

    Insajderi
    31 October 2023 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse një goditje në tru mund të ndodhë papritur, shenjat e para ndonjëherë shfaqen disa ditë më parë.

    Një studim i botuar në Revistën e Akademisë Amerikane të Neurologjisë sugjeron se 43 për qind e pacientëve me goditje në tru kanë përjetuar simptoma të vogla të goditjes rreth një javë para se të ndodhë sulmi.

    Mini-goditjet në tru ose ataku iskemik kalimtar shkaktohet nga një ndërprerje e furnizimit me gjak në tru, ashtu si një goditje e vërtetë, i vetmi ndryshim është se mini-goditjet janë të përkohshme.

    Duke analizuar 2.416 njerëz, studiuesit zbuluan se 549 pacientë kishin pasur goditje të lehta para se të shkonin në urgjencë. Një nga shenjat paralajmëruese më të zakonshme të një goditjeje që po afron, është një kokëdhimbje e papritur.

    “Dhimbjet e kokës që lidhen me goditjet në tru janë të ndryshme nga dhimbjet standarde të kokës, sepse ato shfaqen papritur. Dhimbja është e fortë dhe mund të lokalizohet në çdo pjesë të trurit”.

    “Ndonjëherë dhimbja e kokës shoqërohet me të përziera, marramendje, shikim të shtrembëruar dhe çorientim, kështu që mund të ngatërrohet. Megjithatë, ndryshimi kryesor midis dy gjendjeve është se dhimbjet e kokës të lidhura me goditjet në tru çojnë në humbjen e ndjeshmërisë, ndërsa migrena çon në ndjesi të shtuara”, ka shpjeguar Dr Peter Byrom për Daily Express. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark