×
Show / Fashion

Shenja që tregojnë se shpirti juaj është lodhur

Insajderi
04 May 2019 - 18:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse ndiheni të lodhur dhe të dobët shumicën e kohës, ju nuk jeni vetëm. Një në pesë persona ndihet i lodhur në një moment të caktuar dhe për fat të keq, lodhja po bëhet normë

Ritmi i botës moderne përfshin punën e vazhdueshme, stresin, tensionin, mungesën e gjumit. E gjitha kjo ndikon në gjendjen e shpirtit.

Të lodhur pas një gjumi të gjatë

Zgjoheni nga shtrati, keni fjetur mjaftueshëm, por gjatë gjithë ditës jeni të lodhur dhe luftoni me veten për t’u ringjallur.

Ëndrra me sy hapur dhe ikja e realitetit

Nëse ndiheni sikur dëshironi të largoheni nga realiteti dhe ëndërroni një jetë tjetër, shpirti juaj po jep shenja lodhjeje. Ju shpesh mendoni për të kaluarën dhe keni frikë nga e ardhmja.

Gjëja kryesore është se nuk ju pëlqen jeta e tanishme dhe përpiqeni të largoni veten nga realiteti. Mirëpo, ky largim nga realiteti mund t’ju shkëpusë nga jeta dhe punët e përditshme, pasi ëndrrat tuaja nuk kanë lidhje me realitetin që jetoni.

Ndryshime të menjëhershme emocionale

Pakënaqësia, lodhja dhe indiferenca mund të ndikojnë në emocionet tuaja. Sa herë ju zemëroheni, filloni të qani, por më pas papritur qeshni pa ndonjë arsye.

Nëse ndryshime të tilla ndodhin rregullisht, kjo mund të jetë shenjë e një shpirti të lodhur. Jeta bëhet më e vështirë me këto lëkundje emocionale.

Pretendoni se ndiheni mirë

Mos mendoni se fshehja e dhimbjes suaj dhe pretendimi se jeni ok, është një mënyrë e mirë për të zgjidhur problemin. Nëse e bëni këtë gjë, ju gënjeni e veten dhe të tjerët për ndjenjat tuaja të vërteta, ndërkohë që çdo gjë brenda jush po shkatërrohet.

Ju përpiqeni për të buzëqeshur dhe për të shpenzuar energji shtesë duke u përpjekur të krijoni iluzionin e gëzimit kur shpirti juaj po qan. Por është e lodhshme të pretendoni se çdo gjë shkon mirë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark