×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shenjat paralajmëruese se keni probleme me mëlçinë

    Insajderi
    23 August 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëlçia është një organ vital trup dhe kryen më shumë se 400 funksione. Ajo detoksifikon substancat vdekjeprurëse dhe zbërthen eritrocitet e harxhuara. Përveç këtyre, ky organ gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Kjo ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë.

    Krahas detoksifikimit, mëlçia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminën A dhe substancat që janë instrumentale në mpiksjen e gjakut.

    Një nga shenjat më të hershme që tregojnë për probleme me mëlçinë janë çrregullimet në lëkurë. Kjo mund të përfshijë humbjen e ngjyrës normale të lëkurës apo paraqitjen e nuancës së verdhë të lëkurës, gjithashtu mund të ndodhë që thonjtë dhe majat e gishtave të zverdhen.

    Ndryshimet e ngjyrës në jashtëqitje e cila mund të jetë e errët, gjakosur apo ngjyrë katrani tregojnë për çrregullime të punës së mëlçisë.

    Shtrëngimet apo dhimbjet në pjesën e poshtme të stomakut si dhe paraqitja e gazrave dhe presionit në bark mund të janë një nga shenjat e para të çrregullimit të punës së mëlçisë.

    Nëse ndjeni plogështi dhe lodhje së bashku me ndonjë nga simptomet e cekura, gjithsesi kërkoni ndihmën e mjekut.

    Gjithashtu:

    – Shtim në peshë pa ndonjë arsye të dukshme

    – Lodhje kronike

    – Dhimbje barku, kapsllëk, gazra, diarre, fryrje

    – Probleme me tretjen e yndyrave

    – Fryma e keqe kronike

    Nëse vini re se keni vazhdimisht ndonjë nga shenjat më sipër, duhet të konsultoheni me mjekun për të parandaluar dëmtim të mëtejshëm të mëlçisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark