×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi gol me Shqipërinë U-18, sulmuesi përdhos fanellën kuqezi për një… fotografi

    Insajderi
    08 November 2022 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të mërkurë testin e parë miqësor të programuar ndaj Malit të Zi U-18, të luajtur në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër.

    Një paraqitje e mirë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ardi Behari, që arriti të fitonte me rezultatin e pastër, 2-0.

    Golat e fitores u shënuan nga Erald Krasniqi dhe Zylyf Muça, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar. Krasniqi, futbollisti që aktivizohet në Holandë me Hereenven U-18 pas ndeshjes ka postuar një foto në rrjetet sociale që ka bërë shumë zhurmë. Sulmuesi vendosi në tokë fanellën kuqezi dhe e ka shkelur me të dyja këmbët. Një gjest që në mediat sportive është cilësuar si përdhosje e simboleve kombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark