Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se do të angazhohen që të bëjnë ligjin për ata që e mohojnë gjenocidin.
“Ju premtoj publikisht që do të angazhohemi të bëjmë ligjin për ata që e mohojnë gjenocidin”, tha ai.
Sherifi ka komentuar librin e kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Enver Hoxhaj në të cilin shkruan se Serbia ka bërë ‘përpjekje për gjenocid’ në Kosovë.
Ai ka thënë se Hoxhaj si akademik duhet ditur se çfarë po shkruan.
Tutje ai tha se më parë nuk e ka ditur se çfarë është shkruar në librin e Enver Hoxhajt.
“Nuk e kam ditë që në librin e tij është shkruar ashtu”, tha ai.