Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se Nisma do ta kalojë pragun zgjedhor.
Sherifi, po ashtu ka thënë se PDK-ja nuk e ka dëmtuar Nismën në Malishevë, bastionin e partisë së Limajt.
“Do ta shihni më 14 shkurt në orën 19:00 dhe në orën 21:00, se cili do të jetë rezultati i Nismës”, ka thënë Sherifi, i cili është shprehur i bindur se partia të cilës ai i takon do ta kalojë pragun.
Ai ka thënë se Nisma nuk do të bëjë koalicione paszgjedhore pa kushte dhe pa programe.