Sekretari i Përgjihshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për kreun e Nismës, Fatmir Limajn.
Sherifi në një tubim partiak të Nismës ka thënë se me Lladrovcin njihet që 30 vite, por ka thënë se Ramizi që 20 vjet e ka një tregim, që e përserite për lutëtarin e UÇK-së.
Sipas tij, ai këtë tregim gjihmonë e përdor varësisht se kënd e ka kundërshtar aktual dhe është një shabllon që e përdor.
“Nuk e kam prit që të sulmoj një çlirimtar për një mohues të gjenocidit këtë nuk e kam pritur. Nuk e kam prit prej Ramizit që të sulmoj një bashkëveprimtar e luftëtarë kur në krah të djathtë kishte njeriun që ka thënë se nëse fiton UÇK do të kërkoj azil në Beograd. Këtë nuk e kam prit”, ka thënë Sherifi.
Më tutje, ai ka thënë se gjatë luftës ai dhe Lladrovci nuk kanë qenë në Kosovë.
“Nuk ia mohoj Ramizit konteributin para dhe gjatë lutës. Në vitin 1998 dhe 1999 kemi pasur detyra tjera. Ai ka pas një rrugë prej Gjermanie në Tiranë, ndërsa detyrat e mia kanë qenë në Londer, Bruksel, Zvicerr, Paris, Tiranë. Kur e dëgjoja historinë e trilluar të Ramizit për Fatmirin thash me çfarë dylbish e paska pa kush ka luftu e kush jo. Sepse aty s’ka qenë. Çfarë dylbish speciale ka pas”, ka theksuar ai.
Më tutje, ai ka thënë se nuk i ka hije vëllait të Fehmi Lladrocit me leju të përdoret nga të tjerët.
Poashtu ai ka ftuar të gjithë luftëtarët e lirisë të votojnë numrin 121 dhe projektin në mbrojtje të vlerave kombëtar.