×
  • Showbiz
  • Show

    Sherr mes Arbanës dhe Eduart Grishajt gjatë këtij Big Brotheri? Rrëfehet regjisori

    Insajderi
    02 May 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani është komentuar disa herë në rrjet për fustanet e saj të shtrenjta gjatë prezantimeve televizive.

    Megjithatë, së fundi qarkullon një tjetër thashethem. Në finale “e zonja e shtëpisë” do të mirëpresë shqiptarët e veshur me një veshje që kushton 37 mijë euro.

    E ndalur në këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip Albania dhe njëherazi bashkëshorti i Arbanës, Eduard Grishaj tha në formë batute se do t’i presë një copë në përfundim të spektaklit për të nxjerrë gjysmat e lekëve të shpenzuara.

     Megi Pojani: Veshja e Arbanës për finale kushton 37 mijë euro.

    Eduart Grishaj: 37 mijë euro ë? Faktikisht Arbana, mendoj unë, është prezantuesja më e mirë e të gjitha kohërave që ka pas Shqipëria dhe e meriton të ketë fustanin më të bukur. Mirëpo, nëse është 37 mijë euro…

    Megi Pojani: Po, nëse është 37 mijë euro, unë ndahem që tani nga Arbana.

    Eduart Grishaj: Jo, nëse është 37 mijë euro, do i pres një copë pasi të mbarojë spektakli dhe do e shes. Të kap gjysmën e vlerës të paktën.

    Megi Pojani: Gjatë këtij Big Brotheri, sherret mes teje dhe Arbanës janë shtuar.

    Eduart Grishaj: Po, patjetër. Por në kuadër të lojës.

    “Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark