×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Sherr mes pushuesve dhe stafit të një hoteli në Turqi

    Insajderi
    20 August 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr masiv shpërtheu mes turistëve dhe stafit në një hotel turk, ku të dyja palët hodhën karrige dhe goditën njëra-tjetrën.

    Përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin Mirage ëorld në İçmeler, Turqi dhe thuhet se ka përfshirë pushues britanikë, sipas Daily Mail.

    Sipas postimeve në internet, pushuesit pretenduan se kishte një mosmarrëveshje midis një britaniku dhe një anëtari të stafit që përfshinte një të afërm të ri, gjë që çoi në sherrin.

    Kjo më pas çoi në sherrin masiv, ku 10 punonjës të hotelit u përfshinë në sulmin ndaj britanikut, duke hedhur edhe një karrige kundrejt tij.

    Pamjet tronditëse, të kapura nga një britanik në ballkon, tregojnë një grup pushuesish duke bërtitur ndërsa një anëtar i stafit mund të shihet duke goditur me grusht një pushues. E gjithë skena ndodhi para një burri që besohet se është menaxheri i hotelit. Pamjet u shpërndanë në Facebook nga një person më 5 gusht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark