×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Sherr presida Macrra”, a i shkoi huq Vjosa Osmanit mësimi i frëngjishtes?

    Insajderi
    17 October 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit para dy viteve i kishte dhënë vetës mision që ta mësoj gjuhën franceze. Në ditën Bastillës, me 14 korrik 2021 presidentja Vjosa Osmani, e kishte uruar popullin francez në gjuhën e tyre amtare.

    Në hapësirat e presidencës, ajo kishte deklaruar se dy popujt kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe perspektivën e  sajë evropiane.

    Në video Presidentja shihej në zyrën e saj, ku shihej teksa ushtronte me një mësuese leximin në frëngjisht.

    Por, të gjitha këto përpjekje të saj për t’i hyrë në “hatër” Francës duket se i kanë shkuar hoq. Pasi sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron dha paralajmërim lidhur me çështjen e vizave.

    Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

    Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

    Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se “do të ishte dramatike” për Kosovën që ta humbiste të drejtën e lëvizjes në BE.

    “Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian”, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark