×
Astrologji

Sherre e tradhti, Meri bën parashikimin e fortë për këtë shenjë horoskopi

Insajderi
20 February 2024 - 11:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj jave do të ngjyroset nga prania e hënës së plotë në Virgjëreshë në fund të saj. Sipas parashikimit të së hënës nga Meri Shehu për “Rudina” në Tv Klan, fundjava përmbys gjithçka, do të ketë përballje të forta dhe të papritura.

Pritet që të shohim shenjat të përfshiren në sherre, grindje e tradhti, por edhe në fundin e disa marrëdhënieve personale.

Dashi – 2 yje

Do kemi hënën e plotë në Virgjëreshë dhe do jenë shumë të impenjuar në çështje pune, kjo do i stresojë sadopak. Do marrin një vendim në fundjavë që do jetë nga më të rëndësishmit e kësaj periudhe dhe të fund dimrit, pastaj do shohim nga pranvera e tutje se çfarë do bëjmë. Megjithatë, në çështjet ekonomike dhe shoqërore do kenë një përballje shumë të fuqishme dhe shumë Dashë mund të ndihen jashtë kontrollit komplet në çështjet ekonomike, mund të kenë një krizë.

Demi – 3 yje

Hëna e plotë në Virgjëreshë i favorizon në aspektet erotike, do marrin sinjale dhe shije të mira, sidomos në fundjavë kështu që mos t’i thonë jo një propozimi, një takimi erotik, një planifikimi me partnerin/en ose me fëmijët. E diela është katastrofë në kuptimin që çdo gjë që rregullohet, ndërhyrjet që kanë bërë në prapaskenë mund të sjellin përsëri debate nëse zbulohen.

Binjakët – 3 yje

Janë një shenjë që do marrin shumë pozitivitet gjatë fillimit të javës dhe nëse dinë ta menaxhojnë mirë askush s’do ta lëkundë, por e diela është një ditë fatale edhe për ta. Në shumë projekte e diskutime nuk duhet të marrin vendime të dielën ose nuk duhet të bëjnë sqarime të mëdha. Sa i përket hënës së plotë në Virgjëreshë mund të sjellë një projekt familjar ose realizon një dëshirë sa i përket çështjeve familjare.

Gaforrja – 2 yje

Planifikojnë diçka të rëndësishme, do kenë udhëtime, kontakte dhe një takim shumë të rëndësishëm që do bëhet i mundur deri të shtunën. Kjo nuk do të thotë që vetëm të shtunën do bëhet, por gjithë java do parapërgatitet për një ide të rëndësishme, një plan të rëndësishëm, për një takim. Shumë Gaforre duhet ta marrin në konsideratë këtë. Ka një ndërprerje të çështjeve të karrierës ose të një investimi ekonomik, dikush nga miqtë mund t’u dalë kundër kështu që të dielën ka një shkarje ose mosrespektim të të drejtave të tyre ekonomike.

Luani – 1 yll

Hëna e plotë në Virgjëreshë lidhet me çështjet e tyre ekonomike, në karrierë, në punë por do kenë një përgjysmim të pagës ose një kontratë e lënë në mes që në fundjavë do t’i nervozojë. Mbase nuk do ta marrin direkt këtë vendim që një kontratë ngelet përgjysmë por diçka i prek shumë fuqishëm në lidhje me karrierën. Nuk është se do ndodhë diçka e keqe por pretendohet që ata të mërziten pak gjatë kësaj fundjave.

Virgjëresha – 4 yje

Hëna e plotë në shenjën e tyre në datën 24 ju plotëson një dëshirë, një punë, një projekt, ndihen mirë me veten, do kenë kontakte të mira, do ndriçojë shumë fort hëna për ta, do bien shumë në sy. Fundi i javës me ato shpenzimet ekonomike dhe një problem në bashkëpunimet që kanë me ata të shenjës së Demit mund të vërë pak në pikëpyetje disa ecuri. Kujdes nga bashkëpunëtorë, miq, të afërm në shenjën e Demit që nuk janë mirë këto kohë dhe sjellin një energji jo shumë pozitive për Virgjëreshat.

Peshorja – 5 yje

Kjo është një javë perfekte për të udhëtuar, për të kontaktuar me jashtë dhe për të bërë gjërat që doni të bëni, pavarësisht se hëna e plotë në Virgjëreshë tregon që do jeni pak të mbyllur në veten tuaj ose në stilin tuaj të jetesës, por do ju lindë një ide e madhe që lidhet me modën, artin, një punë krijuese, medituese, shkrime, kualifikime ose takim shumë të rëndësishëm personal.

Akrepi – 4 yje

Hëna e plotë në Virgjëreshë është një bashkëpunuese shumë e mirë me Akrepin, do u japë famë, karrierë, kontakte me jashtë dhe ndoshta ndonjë kontratë shumë të mirë. Shumë Akrepë që duan të udhëtojnë, të kontaktojnë me jashtë ose të bëjnë realitet një dëshirë që ka të bëjë me jashtë ose një qëllim tyrin, kjo javë ua jep shumë favorizimin. Kujdes të dielën ata që kanë probleme në çift.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e plotë në Virgjëreshë tregon që një cikël i tyre familjar mbaron ose në punë kështu që do u japin fund një pune ose një marrëdhënieje familjare që ka shkuar në limitet e fundit të ekzistencës. Kjo është në pikëpyetje, por ka disa marrëdhënie midis dy njerëzve që quhen familje që ndonjëherë shkojnë në fund dhe këtë Shigjetarët do ta kuptojnë këtë javë, kjo mund të jetë mirë por dhe keq për natyrën e tyre.

Bricjapi – 1 yll

Megjithëse hëna e plotë në Virgjëreshë është shumë rrezatuese dhe mund t’u japë shumë mbështetje e përkrahje, kemi një problematikë në lidhje me çështjet erotike dhe një shpenzim ekonomik që u ka dalë papritur dhe nuk janë në gjendje ta menaxhojnë. Është një problem ekonomik ose menaxhjim ndjenjash në marrëdhënie që shumë Bricjapë mund të bien ndesh me veten dhe të tjerët.

Ujori – 3 yje

Janë një nga shenjat e favorizuara pasi Marsi dhe Afërdita janë në shenjën e tyre, por hëna e plotë në Virgjëreshë i thërret për çështje pune, meditimi, menaxhimi dhe një projekt shumë të rëndësishëm në një kohë kur me këto dy planetë duan të shijojnë jetën në të gjitha këndvështrimet, qoftë si mashkull, qoftë si femër por edhe të argëtimit, rrezikimit. Hëna e plotë i tërheq dhe nuk i lë ta shijojnë siç duhet.

Peshqit – 2 yje

Kanë hënën e plotë përballë shenjës së tyre në Virgjëreshë kështu që do filojnë problematikat në marrëdhënie e bashkëpunime të ndryshme si dhe në çift. Shumë Peshq do ta shohin anën përballë si antagonistë, do kuptojnë që një marrëdhënie nuk po shkon si duhet, të këqijat ose gjithçka që ishte mister te partneri ose bashkëpunëtorët. Duke kuptuar misterin, do humbin çdo dëshirë ose interes për të vazhduar një projekt pse marrëdhënie ndaj janë në këtë fazë./tvklan.al

OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
01 May 2024
Astrologji
29 April 2024
Astrologji
25 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark