Pas merkatos përrallore dhe fillimit të suksesshëm të sezonit, kriza e Al Ittihad ka çuar në shkarkimin e Nuno Espirito Santo.
Trajneri portugez u lirua nga detyra pas humbjes 2-0 në Champions League e Azisë në shtëpi ndaj skuadrës irakiane Al Quwa Al Jawiya.
Rezultatet negative të periudhës së fundit e kanë çuar klubin Jeddah në vendin e gjashtë në kampionat, dymbëdhjetë pikë prapa kryesuesve të Al Hilal.
Një nga arsyet e këtij shkarkimi duket se ka qenë edhe sherri që trajneri ka pasur me Karim Benzema, lojtari i transferuar në Arabi me kosto zero nga Real-i verën e kaluar.
Marrëdhënia mes trajnerit dhe ish-fituesit të Topit të Artë nuk kishte qenë kurrë idilike, por përplasja vendimtare ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes së Champions League.
Trajneri po qortonte skuadrën në dhomat e zhveshjes dhe toni do të kishte bërë që Benzema të ngrihej dhe të përgjigjej.
Diskutimi u ndez para të gjithë ekipit dhe situata u bë e paqëndrueshme.
Mbrëmjen e djeshme vendimi ka ardhur nga klubi i Jeddah, i cili përmes një komunikate për shtyp ka lajmëruar shkarkimin e Espirito Santos.