×
  • Sport
  • Sport

    Sherri me klubin – Osimhen mund të transferohet në janar në Premier Ligë!

    Insajderi
    27 September 2023 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata te Napoli nuk është aspak e qetë pas sherrit që ka plasur mes sulmuesit nigerian Viktor Osimhen dhe klubit e në veçanti me trajnerin Rudi Garcia. Sipas “Talk Sport”, sulmuesi 24-vjeçar po mediton largimin nga kampionët e Serie A.

    Nga kjo situatë e krijuar synon të përfitojë Chelsea, që e admiron golashënuesin, të cilin ëhstë gati ta sjellë në Premier League. Në fakt janë disa ekipe “big” në Angli që synojnë Osimhen, por blutë e Londrës janë ata që po lëvizin më shumë.

    Osimhen ka ende edhe dy vite kontratë me Napoli, por duke parë situatën e krijuar aim und të largohet që në janar. Fillimisht në formë huazimi e më pas me të drejtë blerje. Te Chelsea po monitorojnë situatën dhe kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit.

    Për Osimhen duhen mbi 150 milionë euro, shumë që ka kërkuar presidenti i Napolit, De Laurentiis. Gjithsesi, ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e nigerianit, që duket se është pranë largimit nga Napoli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark