×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sherri në BonVivant- dalin pamjet amatore të filmuara nga klientët në momentin kritik

    Insajderi
    06 August 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i vrarë dhe 17 të lënduar kanë mbetur si pasojë e sulmit me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në kafiterinë e “Bon Vivant” në Prishtinë.

    Klientë që kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje kanë filmuar momentin kritik. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihen persona të plagosur teksa iu jepej ndihma e parë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kastriot Ramadani vdiq nga ai sulm si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.

    Gazeta Insajderi raportoi më herët nga burime të mirëinformuara se Hysi Geci (pjesëtar i FSK’së) mbrëmë ishte nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofken “Duka”. Së bashku me ta ishte edhe Kastriot Ramadani i cili më vonë do të vritej.

    Të njëjtit e kishin ftuar Andi Pajazitin i njohur me nofkën “Italiani” në tavolinën e tyre. Për shkak të një konlfikti të mëhershëm ata e sulmuan “Italianin” me një shishe të birrës. Pas kësaj grupet nxorën armët dhe gjuajtën në drejtim të njëri-tjetrit.

    Të lënduar nga përleshja mbetën 17 persona. Tre djemë dhe 14 vajza.

    KUJDES: Videoja përmban pamje të rënda

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark