Ekipi grek AEK i ka përjashtuar dy tifozë të vet.
Kjo për shkak të një baneri që dyshohet se ata e kanë shpalosur gjatë ndeshjes me Ajaxin, në kuadër të UEFA Europa League.
Kjo ngjalli reagime të shumta sidomos në Serbi, por së fundmi ka reaguar edhe vet klubi grek, i cili ua ka ndaluar stadiumin atyre përjetësisht.
Po ashtu klubi është distancuar nga veprimet e tyre.
Tifogrupi më i madh i AEK-ut “Original 21”, ka pohuar se një anëtar i tyre i tij ka shpalosur banerin.