×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shfaqen mendime të budallme nëpër studio televizive

    Insajderi
    07 November 2022 - 22:11

    Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, që në fillim të emisioneve prezantohet si analist nga drejtuesit e debateve, ka shfaqur sonte mendime të çuditshme.

    I pyetur lidhur me kërkesat e Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar të Qeverisë së Kosovës, Gashi ka bërë një analizë që ka befasuar të pranishmit.

    Ato janë kërkesa të Serbisë. Janë kërkesa të Serbisë të bëra nëpërmjet ndërkombëtarëve”, ka thënë Gashi.

    Drejtuesi i emisionit ia ka tërhequr vërejtjen se është duke u diskutuar për kërkesat që është duke i bërë shteti amerikan në drejtim të Qeverisë së Kosovës, siç është vendimi për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat

    Po të Serbisë janë. Serbia ju tregon ndërkombëtarëve se çfarë kërkesa ka ndaj Kosovës. Tani qato kërkesa të Serbisë ndërkombëtaret vijnë e i thonë zbatoj Kosovës Qishtu shkon”, ka thënë Gashi.

    Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet që ti nënshtrohet Amerikës si një bebe.

    Ndonëse shtyrja e vendimit u kërkua disa herë nga Blinken dhe Escobar, Gashi insistoi se ata janë veç transmetues të kërkesave të Serbisë.

    Deri më sot asnjë person në botë nuk ka hedhur akuza ndaj një sekretari amerikan të Shtetit, duke e portretizuar si person pa mendim që transmeton decidivisht kërkesat e njërës prej palëve në konflikt.

    Transmetimi i kërkesave të palës serbe nga sekretari amerikan Blinken bëhet edhe më i pabesueshëm për faktin se SHBA’ja llogaritet aleat i Kosovës dhe bombardues i Serbisë në vitin 1999. /Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark