×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shfaqet Elvisi i Kurtit: Ne dridhemi vetëm për një sanksion, Serbia nuk pyet për sanksione

    Insajderi
    01 June 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha është deklaruar lidhur me situatën e shkaktuar në Veri të vendit, përkatësisht sanksionin e dhënë nga SHBA kundrejt Kosovës, shkruan Insajderi.

    Hoxha ka bërë një krahasim mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se Kosovës i është shqiptuar vetëm një sanksion ndërkohë që sipas tij Serbia nuk pyet për këto sanksione.

    ‘’Serbët nuk e di sa sanksione kanë marrë dhe nuk pyesin, neve një sanksion na e bëjnë dhe ne dridhemi, izolohemi nga bota’’, tha ai në rtv21.

    Duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës që nga dita e premte, si dhe reagimet e shumta nga ndërkombëtarët, Hoxha tha se historia vazhdon, teksa shtoi se një sanksion nuk është fundi i historisë.

    ‘’Historia vazhdon, Kosova ka kaluar nëpër historinë botërore të vetën, ka kaluar ndarje territoresh nga fuqitë e madhja’’, tha ndër tjera Hoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark