×
  • Sport
  • Sport

    Shfaqet si homofobik në rrjetet sociale, ish-ylli i Manchester United dhe i Francës dënohet me gjobë….

    Insajderi
    12 February 2023 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ylli i futbollit të Manchester United dhe Francës, Patrice Evra, u dënua sot penalisht për postimin e abuzimit homofobik në internet.

    Ish-kapiteni i Djajve të Kuq, 41 vjeç, nuk ishte në gjykatë në Paris të enjten kur u gjobit me 1,000 euro (890 £) dhe u urdhërua të paguante 2,000 euro (1,780 £) kompensim për dy grupe të fushatës kundër urrejtjes.

    Stop Homofobisë dhe Mousse u ankuan në mars 2019 kur Evra postoi një video të tij në rrjetet sociale pas një ndeshjeje midis United dhe Paris Saint-Germain.

    Duke pretenduar se klubi i tij i vjetër ishte më maço se PSG, Evra shtoi; “Këtu, janë burrat që flasin.”

    Shfaqet si homofobik në rrjetet sociale, ish-ylli i Manchester United dhe i

    Mousse dhe Stop Homophobia, të mbështetur nga kolektivi anti-homofobi Rouge Direct, (Red Direct) bënë menjëherë një ankesë për ‘fyerje publike ndaj një grupi njerëzish për shkak të orientimit të tyre seksual’.

    Gjyqtari hetues i çështjes e riklasifikoi denoncimin në ‘fyerje jo publike’ dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Policisë së Parisit.

    Gjykatësi vendosi se Evra, i cili tani jeton në Dubai, ishte ‘shprehur në një mjedis privat për realizimin e një videoje e cila më vonë u postua në Snapchat pa dijeninë e tij’.

    Pas dënimit të së enjtes, avokati i ankuesve, Etienne Deshoulieres, lëshoi një deklaratë duke thënë: “Vërejtjet homofobike të një personaliteti si Patrice Evra nxisin urrejtjen dhe dhunën kundër personave LGBT, veçanërisht në vendet ku homoseksualiteti dënohet penalisht, si në Senegal, vendi nga vjen Patrice Evra’.

    Evra lindi në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, dhe më pas u transferua në Paris si fëmijë i vogël.

    Jerome Boursican, për Evra, tha se klienti i tij “nuk kishte dashur të dëmtonte komunitetin homoseksual” dhe në vend të kësaj ishte thjesht “duke synuar ëfyerjet] ndaj PSG”.

    Shfaqet si homofobik në rrjetet sociale, ish-ylli i Manchester United dhe i

    Avokati tha se Evra kishte publikuar një video falje një ditë pas transmetimit të asaj ofendueses.

    Homofobia është bërë një problem i madh në lojën moderne profesionale, me të gjitha klubet evropiane, përfshirë ato të Premier Leagues angleze, që pretendojnë se po bëjnë gjithçka që munden për ta luftuar atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark