×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shfaqja “Shkamat” jepet në Shtime

    Insajderi
    11 June 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shfaqja teatrore “Shkamat” me tekst dhe regji të Fadil Hysajt është dhënë sot në qytetin e Shtimes. Në këtë shfaqje rolet u interpretuan nga aktorët e njohur, si Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj dhe Butrint Lumi.

    Për këtë aktivitet artistik dhe teatror, ka njoftuar vetë kryetari i komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, në profilin e tij në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Bashkë me qytetarët, në ambientet e teatrit ishim të pranishëm dhe ndoqëm shfaqjen “Shkamat” me regji të Fadil Hysaj dhe të luajtur trupa e aktorëve të mirënjohur në përbërje të Butrint Lumit, Sheqerie Buçajt dhe Bislim Muçajt.

    Tema e të pagjeturve e vënë në lëvizje përmes kësaj drame ngelet plagë e pashëruar popullore e institucionale. Dhembja jonë është e vazhdueshme deri sa më të dashurit e çdo familje te prehen këtu në vendlindje dhe një angazhim i tillë do të jetë i përhershëm deri sa eshtrat e të gjithëve të zhdukurve me dhunë të na kthehen dhe Serbia t’i marrë përgjegjësitë për jetërat e të gjithëve.

    Falënderoj përzemërsisht regjisorin e aktorët për shfaqjen dhe qytetarët për pjesëmarrjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark