×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shifra tmerruese, kaq aksidente u regjistruan në Kosovë gjatë vitit 2023

    Insajderi
    01 January 2024 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shpjetësia, infrastruktura rrugore, mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që çdo vit të ketë numër të lartë të aksidenteve në vend.

    Aksidente me dëme materiale, me të lënduar e deri tek ata që morën jetë janë raportuar vazhdimisht gjatë vitit 2023.

    Shifrat e aksidenteve që po ndodhin çdo ditë janë alarmante.

    Policia e Kosovës ka thënë për Insajderin se nga periudha Janar – 27 dhjetor 2023 janë regjistruar 23 mijë e 176 aksidente.

    Nga Policia është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe humbën jetën 94 persona nga gjithsej 95 aksidente me fatalitet.

    Ndërsa numri i të lënduarve gjatë këtij viti në aksidente ishte 8 mijë e 595, krahasur me vitin e kaluar këtë vit ishin 847 aksidente me lëndime më shumë.

    Aksidentet me dëme materiale këtë vit kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 14 mijë e 486 aksidente me dëme materiale, 1 mijë e 535 më shumë se vitin e kaluar.

    Pavarsisht këtyre shifrave alarmante gjendja në vend po vazhdon të jetë shqetësuese.

    Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë më shumë kujdes në komunikaicion dhe gjatë tërë vitit ka shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjeteve të cilat kanë thyer rregullat në trafik.

    Rikujtojmë se vetëm muajin e fundit të vitit 2023 ndodhi një fatkeqësi në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë e goditjes nga një veturë kanë vdekur tre këmbësor dhe tre të tjerë janë lënduar.

    Vetëm gjatë ditës së fundit të vitit janë regjistruar 80 aksidente trafiku, 25 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa 55 kanë qenë me dëme materiale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark