×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje | Kështu ndodhi aksidenti që la te vdekur 3 persona ne Prizren (+18)

    Insajderi
    17 December 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë e goditjes nga një veturë kanë vdekur tre këmbësor dhe tre të tjerë janë lënduar, shkruan Insajderi.

    Rastin e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës., të cilët thanë se shoferi i veturës e kishte humbur kontrollin gjatë ngasjes, ku më pas goditi për vdekje tre të rinjtë.

    Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë“, tha policia.

    Ndërsa, tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.  Kurse, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

    Trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion.

    “Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark