Kjo hipotezë është testuar në grupin e vullnetarëve, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e testit kanë treguar që varësisht nga ngjyra e filxhanit të intervistuarit vërtet ndryshe kanë përjetuar intensitetin e kafes.
Kafja e cila është shërbyer në filxhan të bardhë shpesh lë përshtypjen që është e hidhët, derisa filxhani i kaltër ndonjëherë lë përshtypje të njëjtë, por ndonjëherë krejtësisht të ndryshme, përkatësisht disa të intervistuarve u është dukur që është tepër e ëmbël.
Ky eksperiment tregon që ngjyra e filxhanit ka efekt në përjetimin tonë të intensitetit të kafes.
– Kjo do të thotë që duhet kushtuar kujdes kur shërbejmë kafe, thotë autori i studimit.