×
  • Lajme
  • Lajme

    Shilegov premton zhvillim të barabartë, më shumë mundësi për sipërmarrësit e rinjë

    Insajderi
    05 October 2017 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipërmarrësit e rinj të cilët do të vendosin të fillojnë biznes personal, dy vite do të lirohen nga pagesa e taksës komunale ndaj Qytetit të Shkupit, tha sot nga Shuto Orizare kandidati për kryetar nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, duke e prezantuar programin e tij parazgjedhor. Shilegov edhe një herë foli për sigurimin e një standardi më të mirë për të gjithë qytetarët.

    “Edhe këtu në Shuto Orizarë duhet të ndjehen masat, të ndjehet jeta për të gjithë banorët e kësaj komune. Programi ynë mundëson përkrahje të drejtpërdrejt për kompanitë vendore, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Sigurojmë më shumë të holla për  komunat, në Qytetin e Shkupit për të mundësuar zhvillim lokal, për secilin qytetar”, tha Petre Shilegov, kandidat për kryetar të Shkupit nga rradhët e LSDM-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark