×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shishja e ujit të portierit egjiptias bëhet virale, Gabaski e harroi pas humbjes në penallti

    Insajderi
    07 February 2022 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gabaski ka qenë njeriu i momentit në Kupën e Kombeve të Afrikës falë pritjeve spektakolare të tij.

    Portieri egjiptian ka treguar formë jashtëzakonisht të lartë edhe në finalen ndaj Senegalit, ku ishte i jashtëzakonshëm me pritet e tij.

    31-vjeçari fillimisht arriti në minutën e shtatë ta priste penalltinë e Sadio Manes në mënyrë spektakolare.

    Senegali dominoi finalen duke krijuar raste të shumta shënimi, derisa Gabaski bëri hiq më pak se tetë pritje në portë përveç penalltisë.

    Anëtari i skuadrës egjiptian skuadrës Zamalek është bërë portieri më i përfolur në botën e futbollit pas paraqitjes fantastike.

    Të gjithë po flasin për pritet e tij të pabesuar, por tani edhe për shishen e famshme që Gabaski e kishte gjatë ekzekutimit të penalltive.

    Portieri egjiptian i kishte ngjitur letrat me emrat e futbollistëve të Senegalit në shishen e ujit dhe i shikonte gjatë ekzekutimit të penalltive.

    Në të kishte emrat e lojtarëve senegalez dhe vendi ku gjuanin ata zakonisht penalltitë.

    Gjithsesi fati nuk shkoi me të, pasi Senegali ka arritur ta fitoj ndeshjen me 4-2.

    https://youtube.com/watch?v=HkmOc4sNxrw%3Ffeature%3Doembed

    Gabaski e harroi shishen e tij në fushë pas përfundimit të sfidës dhe ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale.

    Pas paraqitjes fantastike ai në fund të ndeshjes ndërroi edhe fanellat me Eduardo Mendy e Chelseat i cili e përgëzoi egjiptianin për ndeshjen e madhe që zhvilloi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark