Një kompleks pallatesh në Parkun Shkencor të Dubait quajtur Aston Plaza and Residences do të kompletohet më 2020.
Është një biznesmen Skocez, Doug Barrowman, i cili do të investojë 370 milion dollarë për këtë kompleks dhe çudia e vërtetë nuk është kjo.
Kur u prezantua për herë të parë projekti, u premtua se 150 nga 1,300 apartamentet do të shiteshin në Bitcoin.
Aktualisht janë shitur 50 prej tyre me vlerë prej 130,000 dollarë deri në 380,000 dollarë. BitPay që ofron shërbimin e pagesave në Bitcoin do të përpunojë transaksionet.
Kompania e Barrowman ka lidhur një marrëveshje me bursën e BitStamp për të konvertuar menjëherë pagesat në bitcoin në dollarë Amerikanë në mënyrë që transaksionet të mos ekspozohen ndaj luhatjes së madhe të monedhës.
Barrowman gjithashtu është duke promovuar projektin e tij më të fundit, Equi, një platformë investimi në monedha kriptografike. /PCWorld Albanian