×
  • Sport
  • Sport

    Shiten thuajse të gjitha biletat për Italinë! Interes i lartë për miqësoren e luksit në “Air Albania”

    Insajderi
    15 November 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali mbaruan. Pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” mbyllën dyert. Shumë tifozë të cilët shpresonin deri mesditën e kësaj të marte për të patur mundësinë e ndjekjes së kësaj ndeshjeje në stadium mbetën të zhgënjyer.

    Një interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve është parë në dy ditët e fundit. Sipas informacioneve nga biletaritë, vetëm gjatë së hënës dhe deri në mesditën e së martës janë shitur më shumë se gjysma e biletave për një stadium që mban 22500 shikues.

    Një pjesë e mirë në shkallët e “Air Albania” do të jenë italianë që jetojnë në Shqipëri. Si ky zotëri këtu që shpreson që ndeshja të ndahet në paqe.

    “Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Unë e bleva biletën dhe do të jem në stadium. Shpresoj të përfundojë në barazim”, u shpreh ai.

    Janë të shumtë shqiptarët që bëjnë tifo për kombëtaren italiane, por në këtë ndeshje mbizotëron ndjenja kombëtare. Nga kampi kuqezi ka një tjetër largim. Kristal Abazaj i dëmtuar nuk ka qenë në gjendje të vijojë stërvitjen me përfaqësuesen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark