×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shkaktoi aksident dhe u largua, 4 persona e rrahin një shtetas të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    07 November 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar katër meshkuj pasi dyshohet se pas një aksidenti trafiku kanë sulmuar fizikisht një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

    Prej të dyshuarëve, tre janë kosovarë dhe një është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

    Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit të  dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i policisë nga raporti 24 orësh:

    LËNDIM I RËNDË TRUPOR

    Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i maqedonisë së veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të  dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark