×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”

    Insajderi
    14 February 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” me shumicë prej 2/3 të të gjitha anëtarëve (9 vota për) dhe me vota të fshehta, ka shkarkuar dekanin Muharrem Faiku dhe i ka kërkuar Senatit që të vazhdojë procedurën për marrjen e vendimit përfundimtar për shkarkimin e tij.

    Burime të Demokracia.com në Universitetin e Prizrenit tregojnë që shkarkimi i dekanit Faiku është bërë pas kërkesës së shumicës së anëtarëve të Këshillit të Fakultetit Juridik, për shkak të shkeljes së vazhdueshme të ligjeve në fuqi dhe dështimit të vazhdueshëm për udhëheqjen e Këshillit dhe Fakultetit nga i njëjti. Këto burime nga Universiteti kanë pohuar se njëra ndër arsyet për shkarkim ka qenë paligjshmëria në punën e Këshillit të Fakultetit si dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare të Këshillit.

    Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin e Këshillit të Fakultetit për shkarkimin e dekanit Muharrem Faiku.

    Muaj më parë ishte raportuar që dekani i shkarkuar ka probleme serioze me drejtshkrimin.

    Ndonëse e mban njërin nga titujt më të lartë akademikë, atë të profesorit të asociuar,  Faiku ka probleme elementare të drejtshkrimit.

    Në CV-në e tij publike, e cila mund të shkarkohet lehtësisht në uebfaqen e Universitetit “Ukshin Hoti”, ai ka më shumë gabime drejtshkrimore se gjithsej fjali në atë që e ka quajtur “autobiografi”.

    Në CV-në e tij në Universitetit e Prizrenit, ai nuk ka arritur që ta shkruaj mirë as emrin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit. Gjithashtu, ai gabimisht ka shkruar se është “anetare”, pra duke e ndryshuar gjininë e tij. Gabim teknik, me siguri.

    Faiku në CV-në publike ka theksuar se ka shumë artikuj të botuar, pa dhënë ndonjë provë për këtë gjë.

    Në CV-në e tij në Universitetit e Prizrenit, ai nuk ka arritur që ta shkruaj mirë as emrin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit. Gjithashtu, ai gabimisht ka shkruar se është “anetare”, pra duke e ndryshuar gjininë e tij. Gabim teknik, me siguri.

    Faiku në CV-në publike ka theksuar se ka shumë artikuj të botuar, pa dhënë ndonjë provë për këtë gjë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark