Skuadra ku militojnë edhe tre shqiptarët Ernest Muçi, Lirim Kastrati e Jurgen Celhaka, Legia e Varshavës pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e katërt radhazi dhe ditën e sotme klubi ka njoftuar edhe për shkarkimin e trajnerit, Czesłaë Michniewicz, shkruan Insporti.
Vendimin klubi e ka komunikuar zyrtarisht në rrjetet sociale.
“Cexsław Michniewicz do të pushojë së vepruari si trajneri i parë i Legia Varshavës. Marek Gołębiewski do ta zëvendësojë atë në këtë rol” – thuhet në komunikatë.
Për më tepër edhe atmosfera në grup nuk ishte aspak e mirë dhe në sfidën e fundit ndaj Piast Gliwice skuadra kishte vetëm 5 lojtarë në stol, pasi disa të tjerë, mes të cilëve edhe Çelhaka e Kastrati, ishin të pezulluar.