×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk shkarkohet Krasniqi, Bordi del me njoftim: Shqyrtimi i raportit do të vazhdojë

    Insajderi
    27 July 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar nuk e ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm Valbon Krasniqi.

    Bordi Drejtues ka dal me një njoftim ku ka deklaruar se shqyrtimi i raportit të auditimit nuk ka përfunduar ende, dhe i njëjti do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme.

    “Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në njoftim.

    Sipas burimeve, në këtë mbledhje Bordi ka pasur të planifikuar shqyrtimin e raportit në tërësi si dhe marrjen e vendimit për shkarkimin e Krasniqit pasi raporti i Auditorit Kombëtar është cilësuar si i kualifikuar për SHSKUK-në për shkak të gjetjes së disa parregullësive në shpenzimet e buxhetit dhe menaxhimin e kontratave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark