×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti

    Insajderi
    25 April 2024 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale të qeverisë në pushtet.

    Në një postim në “Facebook”, ajo pyeti se si do ta quante kryeministri Kurti një qeveri e cila nënshkruan tendera sekret e shkarkon policë hetues e drejtorë që urdhërojnë veprime hetimore ndaj akterëve të VV-së, derisa ka përmendur këtu si rast, atë të Nagip Krasniqit.

    Poashtu ajo pyet se si do e cilësonte Kurti një qeveri që abuzon me rezervat shtetërore, e një qeveri që konfirmohet nga DASH-i se është e korruptuar.

    Shkrimi i plotë:

    Jam kurioze.

    Si do ta quante Kryeministri një qeveri, e cila:

    1. Nënshkruan tendera sekret me të njofshëm, mbi 200 milionë euro për 3 vite;

    2. Nënshkruan edhe 30 milionë tjera njësoj, për tre muaj në vitin 2024;

    3. Shkarkon policë hetues e drejtorë që urdhërojnë veprime hetimore ndaj akterëve të LVV (p.sh. rasti i Nagip Krasniqit);

    4. Mbajnë ambasador njeriun që ka tërheq mbi 1 milion euro pa e deklaruar prejardhjen, gënjen në komision hetimor parlamentar (të dyja vepra penale), dhe është ndërmjetësues direkt me GEN të Serbisë.

    5. Abuzon me rezerva shtetërore dhe saboton komisionin hetimor që synon zbardhjen e rastit;

    6. I falë ambalazhuesve të ujit miliona euro para të shtetit, pavarësisht që një veprim i NJËJTË i është konstatuar i kundërligjshëm nga gjykatat një ish kryeministri nga AAK.

    7. Konfirmohet nga Departmenti Amerikan i shtetit se është qeveri e korruptuar;

    8. Nuk voton komision hetimor për zbardhjen e rastit Dehari dhe vjedhjen e mostrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore;

    9. Herë e shan Gjykatën Kushtetuese e herë thotë t’a presim vendimin e saj, varësisht çka i konvenon;

    10. Edhe pas 3 viteve qeverisje flasin për “20 vite të kaluara” (e cila përfshin edhe kohën e Presidentit Rugova dhe pavarësinë e 2008-ës), dhe REFUZOJNË debatin parlamentar për nivelin e korrupsionit.

    Kam dhe tjera por një herë me kaq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark