×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkelën Statutin e UP-së? -Sekretari dhe rektori flasin për Insajderin

    Insajderi
    21 June 2022 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi sot raportoi për një shkelje statutore në Universitetin e Prishtinës. Në kundërshti me rregullat e UP-së, sipas Parlamentit Studentor ishin rektori Naser Sahiti dhe U.D sekretarit Besfort Krasniqi, shkruan Insajderi.

    Duke tentuar që të favorizojnë individë të afërt me partinë në pushtet e në mungesë të votave të mjaftueshme për antarë të Këshillit Drejtues, rektori bashkë me sekretarin shfrytëzuan studentët për qëllimet e tyre.

    Pas formimit të koalicionit mes organizatës “Studim Kritikë dhe Veprim”, si dhe organizatës “Reforma”, dëshira që ata të “përfaqësojnë studentët e UP-së”, bëri që sekretari të ua ndërprej jashtëligjshëm mandatet senatorëve student aktual, shkruan Insajderi.

    Krejt kjo që ata të shtyejnë përpara njerëzit e afërt me Vetëvendosjen nga stafi akademik të cilët kanë konkurruar për Këshillin Drejtues.

    Këtë, Krasniqi u mundua që ta bëjë përmes një interpretimi të dërguar tek antarët e senatit.

    Në interpretim thuhet se duke pasur parasysh që Parlamenti Studentor, bashkë me senatorët e kaluar kishin mundësi të ushtronin funksione zgjedhore në votimin e dekanëve të fakulteteve, të njejtën duhet ta bëjnë edhe senatorët e emëruar pas zgjedhjeve të fundit ani pse mandati i tyre fillon nga 1 tetori 2022.

    “Duke pasur paraysh që përbërja e re në vitin 2020 ka ushtruar funksione zgjedhore, duke i votuar e dekanët e fakulteteve, një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe senatorët që emërohen nga Parlamenti i Studentëve, i dalë nga zgjedhjet e studentëve të vitit 2022 dhe të njëjtit duhet të ushtrojnë funksione zgjedhore, për të zgjedhur Këshillin Drejtues”, thuhet në Interpretimin e lidhur me mandatin zgjedhor të senatorëve studentë të zgjedhur nga Parlamenti i Studentëve nga Krasniqi.

    Sipas tij, ky konstatim vjen si pasojë e praktikës së vitit 2020 kur studentët senatorë dhe Parlamenti i Studentëve kanë filluar mandatin zgjedhor në korrik të vitit 2020 dhe jo në tetor 2020.

    “Ky konstatim vjen si pasojë e praktikës zgjedhore, së fundi në vitin 2020, kur studentët senatorë dhe Parlamenti i Studentëve kanë filluar mandatin zgjedhor në korrik të vitit 2020 dhe jo në tetor 2020, ashtu siç e përcakton fillimin e mandatit Statuti i UP-së. Po e ritheksojmë se përbërja e studentëve senatorë, është e vetmja përbërje që nuk ka mandat katër (4) vje­çar dhe se ndryshon me sistem të rotacionit. Ky sistem i rotacionit e ka bazën deleguese vetëm në Parlamentin e Studentëve”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.

    Kundërpërgjigjia e Parlamentit Studentor:

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti lidhur me ngjarjen në fjalë. Sahiti tha se nuk është koha e duhur për prononcim.

    “Nuk është koha që me u marr tash. S’kam koment… s’kam arrit me percjell çka kane shkru. Nesër do t’i analizojmë bashkë me kolegët”, tha Sahiti për Insajderin.

    Ndërkaq, i kontaktuar për këtë çështje ishte edhe U.D sekretarit, Besfort Krasniqi.

    Krasniqi tha se nuk dëshiron të komentojë përtej asaj çka është shkruar në letër.

    “Unë e kam përcjell interpretimin te ata që kanë reagu, besoj që ish dashtë me ua përcjell edhe tekstin autentik. Nuk mendoj që është shkelje, s’komentoj më shumë përpos asaj që është shkruar në letër”, tha Krasniqi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark