×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shkelja e urdhrit mbrojtës – avokati tregon sa është gjoba, ka edhe një kërkesë

    Insajderi
    01 December 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gruaja e vrarë mbrëmë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, Sokol Haliti kishte urdhër-mbrojtje deri me 13 mars 2023. Për këtë masë ka folur avokati, Arianit Koci, shkruan Insajderi.

    Koci ka treguar se sa mund të dënohesh nëse shkel urdhrin-mbrojtës. Ai ka kërkuar Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet.

    Madje ai ka konfirmuar se sot gjykata me urgjencë i caktoi urdhrin mbrojtës të klientës së tij.

    Reagimi i plotë:

    Shkelja e urdhrit për mbrotje është vepër penale.

    A e dini cili është dënimi? Gjoba prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2000) euro ose me burgim deri në gjashtë muaj.

    Anomali. Pak, shumë pak!

    Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht.

    Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet.

    Rrethanat në shoqëri – vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë.

    Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë!
    Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive.

    Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhërin mbrojtës të klientës time.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark