×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Shkelje e familjarizëm – pse u anulua konkursi i shumëpërfolur në KEK? Insajderi sjell dokumentin

    Insajderi
    07 May 2022 - 13:28

    Nisi në kohë fushate e u përmbyll pasi që Vetevendosje veçse kishte konsoliduar pushtetin. Një konkurs punsimi në KEK bëri bujë aq sa edhe një parti opozitare dërgoi kallëzim penal në Prokurori. Mediat zbuluan shumë lidhje familjare e lidhje me partine në pushtet. Menaxhmenti i KEK në fund vendosi ta anulonte këtë konkurs? Insajderi sjell raportin që i shtyu ata të merrnin vendimin.

    Insajderi

    Gjatë ditës së djeshme Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar konkursin e shumëpërfolur për punësime familjare të anëtarëve të Bordit të KEK-ut dhe militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Konkursi është anuluar për të gjitha pozitat e shpallura për 127 vende të lira pune, pas rekomandimit nga komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit i cili ishte themeluar me insistimin e Drejtorit të KEK dhe përkrahur nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

    Në një dokument të siguruar nga Gazeta Insjaderi, thuhet se nga 127 kandidatët për pozita në KEK, 41 prej tyre kanë familjarë të punësuar në këtë institucion. Por që nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe më shumë, pasi që sipas dokumentit mungojnë të dhënat.

    Nga 127 kandidatët e zgjedhur 41 kandidat kanë të punësuar anëtarë të ngushtë të familjeve ky numër mund të jetë më i madh por nuk kemi mundur ti gjurmojmë pasi na mungojnë të dhënat pasi në programin e CAS it që e shfrytëzojnë DBNJ nuk i kanë të gjithë të regjistruar anëtarët e familjes së ngushtë dhe aty janë të regjistruar vetëm bashkëshortja dhe fëmijët dhe jo vëllëazrit, motrat e të tjerët, në mesin e tyre 17 kandidat e kanë deklaruar në aplikacion se kanë anëtarë të ngushtë të familjeve në KEK ndërsa 22 nuk e kanë deklaruar”, thuhet në dokument.

    Në dokument thuhet se për pozitat në konkursin e KEK-ut nuk janë zgjedh kandidatët që kanë pasur pikët maksimale në testimin me shkrim 94 deri në 80 pikë, por janë zgjedhur ata me nga 59 pikë.

    Sa kemi vërejt nuk janë zgjedhë kandidatët që kanë pas pikë në testin me shkrim 94, 93, 88, 87 e deri në 80 pikë e janë zgjedhë kandidatët me nga 59 pikë e më lartë Anëtarët e komisionit kanë qenë autonom dhe kanë bërë zgjedhjen e tyre”, thuhet në dokument.

    Sipas dokumentit njeri nga aplikantët e zgjedhur për pozitën ‘Manipulues i shifrave’ është djali i anëtarit të komisionit për teknik të makinerisë. Ndërsa për pozitën ‘Teknik i kimisë’, janë zgjedhur dy kandiatë që kanë pasur nga 50 pikë dhe nuk janë zgjedhur kandidatët që kanë pasur më shumë pikë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark