Skena që nuk do të dëshironim t’i shihnim gjatë një ndeshje futbolli, aq më tepër kur bëhet fjalë për futbollin e të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur në fushën “Binanti” në Skordia të Italisë, në përfundim të ndeshjes U-17 Gimnika Skordia–Libertas Katania.
Në fund të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 4-1 për vëndasit, ndodhi gjithçka.
Skena të dhunshme të cilat panë si protagonist lojtarët e të dyja skuadrave. Shkelma, grushta dhe skena të tmerrshme që lanë publikun me frikë në shkallët e stadiumit.
Pamjet menjëherë u bënë virale në rrjet pas këtyre skenave të tmerrshme.