Në një intervistë me MLS Soccer në Amerikë, Gashi u shpreh i dyshimtë në zgjedhjen e tij, duke bërë që pozita e tij te kombëtarja shqiptare të lëkundet së tepërmi.
“Aktualisht jam i përqendruar tek arritja jonë e madhe me Shqipërinë, duke parë që Europiani po afron. Por se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, këtë nuk e di, duhet ta mendoj”, deklaroi Shkëlzen Gashi.
Federata e Futbollit të Kosovës u bë anëtari i 55-të i qeverisë së futbollit kontinental, pas një votimi që u nda shumë ngushtë, 28 vota pro, 24 kundër dhe me dy fletë të pavlefshme.
“Është një moment historik për futbollin e Kosovës, – tha Gashi për ‘MLSsoccer.com’. – Unë mendoj se ne e kemi treguar në të gjithë botën sesa vlen futbolli i Kosovës, prandaj ky pranim në UEFA na bën krenarë”, tha Gashi.
Sulmuesi shqiptar është transferuar nga skuadra zvicerane Basel në Amerikë tek Colorado Rapid gjatë afatit kalimtar të janarit. /Insajderi.com