×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shkenca: Pse njerëzit dashurohen më lehtë në pranverë

    Insajderi
    12 May 2022 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pranvera është një stinë e preferuar për shumë njerëz. Natyra po “zgjohet” përsëri, dhe bashkë me të, sikur zgjon tek njerëzit dëshirën për romancë dhe dashuri. Ndoshta në pranverë, kur natyra lulëzon, moti bëhet më i ngrohtë dhe ditët më të gjata, keni ndjerë dëshirën për shëtitje romantike së bashku.

    Nëse po, dijeni që nuk jeni i vetmi, sepse kjo u ndodh shumë njerëzve. Sipas neuroshkencëtares Helen Fischer, profesoreshë në Universitetin Rutgers dhe autore e pesë librave mbi dashurinë, ka një shpjegim shumë të thjeshtë shkencor për këtë. Bëhet fjalë për punën e hormonit dopamine.

    Sipas saj, reagimi i dopaminës nxitet nga shfaqja e gjërave të reja dhe pranvera është një stinë plot risi. Sapo vjen moti i bukur dhe i ngrohtë, truri bëhet një “fabrikë” dopamine, duke iu kthyer në një romantik të pandreqshëm.

    “Ka shumë më tepër ngjyra rreth jush, aroma të reja, njerëz të rinj. Pra, ka shumë stimulues të rinj që lëvizin trurin dhe rrisin nivelet e dopaminës dhe ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj dashurisë”, tha ajo.

    Fischer shton se dopamina është një kimikat natyral që truri e përdor për t’ju bërë të dëshironi gjëra. Në dashuri përfshihen edhe sisteme të tjera, por kur bëhet fjalë për dëshirën për dashuri të re, fajtori kryesor është dopamina dhe pikërisht për këtë, njeriu është më i prirur për t’u dashuruar në pranverë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark