Ata patën sukses përmes mbjelljes së qelizave amë të njeriut, të krijojnë folikula në minj, të cilat rriten përmes lëkurës. Ata shpresojnë se të njëjtin proces me sukses do ta përsëritin te njerëzit.
Ky proces është i ndryshëm nga të tjerët për shkak të rigjenerimit të folikulave, pasi është siguruar numër i pafund i qelizave. ”
“Në këtë mënyrë, ne do të përpiqemi të përmirësojmë jetën e miliona njerëzve që kërkojnë zgjidhje të problemeve me humbjen e flokëve. Qelizat që përdorim vijnë nga gjaku i pacientëve dhe sistemi imunologjik i tyre me shumë gjasë i pranon”, tha kirurgu plastik Richard Chafu.
Rezultatet janë zbuluar në konferencën e Shoqërisë Ndërkombëtare për studimin e qelizave amë në Los Anxhelos.
Shkencëtarët për këto rezultate kanë marrë shpërblimin për meritë dhe kompania Stemson Therapeutics ka licencuar teknologjinë e tyre, shkruan Eureka Alert, transmeton KosovaPress.