Shkëndija e Tetovës zhgënjen në Kratovë.
Sileksi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Shkëndijës, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit maqedonas.
Për Sileksin shënuan Millosvleviq (58’) e Lazareviq (90+1’) dhe për Shkëndijen shënoi Cake (85’).
Vendasit humbën penalltinë në minutën e 20-të, Ristovski nuk u tregua i saktë.
Shkëndija kryeson me 13 pikë por ka një ndeshje ma pak, duke lënë pas Brera Strumicën me 13, Sileksin 12, Struga Trim Lum 12 etj.