Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin me Struga Trim Lum të luajtur mesditën e kësaj të mërkure në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Kuqezinjtë triumfuan falë një goli të shënuar në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe përkundër rasteve nga të dyja anët. Autori i golit të vetëm në këtë sfidë, ishte i sulmuesit boshnjak, Aganspahiq që realizoi në fillim të fraksionit të dytë, kur shfrytëzoi një krosim nga këndi, duke realizuar me kokë në minutën e 47-të.
Deri në fund të ndeshjes, kampionët në fuqi u munduan të barazojnë rezultatin, kur kishin një rast të mirë me Radeskin dhe në fund me Shabanin, por shifrat mbetet të pandryshuara. Kjo ndeshje duhej të zhvillohet me 13 gusht, por e njejta u shty për shkak të paraqitjeve të Strugës në arenën Europiane.