×
  • Showbiz
  • Show

    Shkëndije Muja i reagon hoxhës i cili tha se njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

    Insajderi
    20 September 2021 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur për publikun, Shkëndije Muja ka reaguar ndaj hoxhës Irfan Salihu i cili është shprehur se “njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”.

    Në një postim të gjatë në Facebook, Shkëndije Mujaj është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe martesa është detyruar vetëm për “njerëzit që nuk arrijnë të frenojnë epshin e tyre”.

    Këngëtarja theksoi se hoxhallarët që bëjnë “keqinterpretime të tilla të fesë islame, do jenë të parët që do shkojnë në xhehnem”.

    Postimi i plotë:

    ‘Absolut e pa bazë kjo deklaratë çfarë thotë ky Hoxhë

    Nuk është e vërtet, madje ky është keqinterpretues i fes Islame madje i largon njerëzit nga interesimi për fenë Islame ..

    Kjo thënie nuk ekziston martesa bëhet e detyrueshme vetëm ne atë moment kur njeriu nuk arrin ta mbizotëroj epshin e ti madje shkruan edhe ne kuran 100% e vërtet….

    ka disa hoxhallarë qe te paret do te futen ne xhehnem pikërisht për këto interpretime qe i bën njerëzit konfuz … dhe i largojnë nga feja..

    Por nuk do shumë komente ky Hoxhë mjafton ti shikoni se si duken dhe reflektojnë ne ligjërata këtyre ju kanë përzije kabllot e fanatizmin, injorancën dhe këta ma shumë përqeshin njerëzit neper tribuna se sa ju bëjnë thirrje e Allahu ka porosit ftoni me butësi vet fytyra e ti e vrazhdë te jep me kuptuar se nuk ka mëshire e as lumturi

    por urrejtje dhe përqeshje te tjerëve duke na jep te kuptojmë se ky e ka garantuar xhenneti tash vetëm i ka mbet te përqesh dhe te largon njerëz nga feja me sjelljen e ti shumë i dobët ne interpretim total i pa bazë dhe qesharak …

    Allahu.xh .sh. I vetmi që është perfekt dhe nuk dëshiron ata qe përqeshin ne forma indirekte dhe hedhin urrejtje …

    Hajde Selam se vërtet jemi ka fundi i botës”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark