×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shkep faje poshtë e përpjetë” – Latifi ia thotë në sy Shqiprim Arifit

    Insajderi
    14 December 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Blerim Latifi ka pasur përgjigje e kundërpërgjigje me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, shkruan Insajderi.

    Latifi i tha Arifit se asnjëherë nuk i pranon fajet.

    “Edhe Shqiprimi ka faj, edhe ky është koxha ekskluzivisht në diskursin e tij. Shkep faje poshtë e përpjetë, vetëm vetën e tij nuk e bën fajtor për kurgjë”, tha Latifi në Pressing.

    “Përgjegjësia pse ju s’keni me pas një zë në Kuvendin e Serbisë ka me qenë e juaja”, i tha tutje ai Arifit.

    Pas kësaj, Arifi pati një përgjigje.

    “Puna e fajit, në qoftëse ma gjen një shqiptar që pranon fajin kollaj nuk është problem. Edhe ti besoj që bën gabime e nuk pranon faj”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark