Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënësve të klasës së shtatë të shkollës “Ali Hadri” për një gabim në zgjidhjen e një ekuacioni matematikor.
Si duket pas këtij gabimi, ka marrë teposhtëzën Kryeministri. Ka vazhduar edhe me gabime drejtshkrimore.
Në postimin e fundit, ku ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros, Kurti ka harruar një “L” në fjalën “shkëlqyen”
“Lojtarët tanë shkëqyen sonte”, ka shkruar Kurti.